Dibra dhe Korça janë dy nga rajonet që kanë prodhimtari më të lartë dhe kujdesen më shumë për kultivimin e frutave, mbi të gjitha me mollët.

Por zhgënjimi sidomos këtë vit ishte shumë i madh për fermerët nga Shupensa dhe Gjorica, pasi sipas tyre kostot dhe mundi që është dashur për mollët, nuk po shpërblehet financiarisht pasi tregu është përqëndruar në duart e dy tre vetave dhe grosistët duan t’ua blejnë mallin me çmim shumë të lirë, e për këtë arsye mollët janë të detyruar t’i lënë të kalben në pemë.

“Nuk ka treg, s’kam nxjerr akoma lekët e ilaceve. Shiko sa mollë më kanë ngelur.”

Adem Kraja i cili kultivon prej 15 vitesh mollë në Gjoricë të Dibrës tregon se gjendja ku është sot bujqësia është arsyeja pse fëmijët kanë emigruar dhe nuk e shohin të ardhmen këtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA