Teksa grafiku i World Justice e vendos Shqipërinë 4 vende poshtë Serbisë që është e 83-ta, Kosova është shumë herë më lart, në vendin e 57-të në rang global.
Sipas raportit të organizatës së njohur, ajo ka shënuar një progres prej 2.4 për qind krahasuar me vitin e mëparshme, duke u ngjitur tre pozicione më lart.
Kjo praktikisht, e bën vendin që paraqitet më mirë në Ballkanin Perëndimor nga raporti ne te cilin nuk është përfshirë ndërkohë Mali i Zi. Trendi që ngriti lart Kosovën në renditje përfshinte përmirësime në matjen e faktorëve: “ Kufizimet në kompetencat e Qeverisë, Mungesa e Korrupsionit dhe Qeverisja e Hapur”.
Llogaritet që ajo të ketë bërë progresin e dytë më të lartë mes vendeve të analizuara, në një kohë kur në përgjithësi, në botë sipas Indeksit, ka një rënie të Sundimit të Ligjit dhe rritje të autokracisë.
Pikat më të forta të Prishtinës rezultojnë rendi dhe siguria, qeverisja e hapur dhe të drejtat njeriut. Më keq ndërkohë, ajo paraqitet tek drejtësia civile, ku renditet në vendin e 84-ërt.
Sa i përket mungesës së korrupsionit, Kosova është në vendin e 61. Në nivel global, vendi më i vlerësuar në Indeksin e sundimit të ligjit për 2022 është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Holanda. Vendi me rezultatin më të ulët është Venezuela, pastaj Kamboxhia, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos dhe Haiti.
Top Channel