Sindikata e pedagogëve shprehet se kjo javë do të mbyllet me bojkot të mësimit në universitete.

Në protestën e sotme, para Korpusit Universitar kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi tha se përgjigjja e Ministrisë së Arsimit nuk përmbush dy pikat kryesore të tyre, që sipas tij janë rritja e pagave dhe financimi për kërkimin shkencor. Kovaçi tha se vijueshmëria e protestës do të njoftohet ditën e nesërme.

“Ministria e Arsimit ka sjellë një përgjigje, një pjesë e kërkesave mendojnë se do jenë të zgjidhshme se kanë qenë pengesa të neglizhencës, ndërsa problemi kryesor që ka të bëjë me rritjen e financimit për arsimin e lartë, apo financimin e kërkimit shkencor, nuk janë ezauruar. I konsiderojmë pika kryesore, edhe 8% e rritjes së pagës deri tani vetëm një universitet ka thënë se mund ta realizojë vetëm për këtë vit. Të tjerët nuk kanë marrë një vendim.

Vijojmë me kërkesën për rritjen e pagës. Insistojmë në kërkesat tona, se mendojmë se janë të drejta. Do vijojmë presionin, duke qenë se pr/buxheti po diskutohet në parlament.

Kjo javë mbyllet me bojkot. I bëjmë thirrje Asambleve të mblidhen dhe të marrin një vendim. Profesorati është i pakënaqur nga kjo përgjigje. Në këtë kontekst sot e nesër vijon bojkoti. Do vijojmë protestat deri sa të marrin rrugë kërkesat tona.’ u shpreh Kovaçi.

Top Channel