Mori 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një vendim/ SPAK kërkon 4.6 vite burg për gjyqtaren Mimoza Margjeka

27/10/2022 14:55

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite e gjashtë muaj burg për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e arrestuar një vit më parë me akuzën e korrupsionit.

Në pretencën e dhënë para Gjykatës së Posaçme për ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë, SPAK kërkon edhe dënimin me katër vite burg për bashkëshortin e saj, Arben Carën.

SPAK kërkon shërbim prove me 2 vite e 4 muaj për  Nejton Balin, dhe me nga tre vite burg për Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demirajn.

Këta akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj Orion Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Top Channel