Në disa video të shpërndara në rrjetin social kinez Weibo, grupi “Kestrel Defense Blood-Wing” shfaqte një dron që lëshonte një robot vrasës mbi çatinë e një ndërtese.
Në shfaqjen më të fundit të teknologjive shkatërrimtare të luftës, kontraktorët kinezë të armatimeve shfaqnin dronin që fluturonte mbi ndërtesë para se të ulej për të lënë aty qenin robot me automatik në kurriz.
Droni më pas ngrihet sërish në fluturim, ndërsa roboti ngrihet në këmbë dhe nis të skanojë frikshëm terrenin rreth tij për objektiva.
Rrjeti WarZone konfirmonte se automatiku që kishte të instaluar ishte një model kinez QBB-97.
Arma ka një rang goditjeje 400 metra dhe raportohet se gjuan 650 plumba në minutë.
Postimi në Weibo fliste për aftësitë: “Qen lufte që zbresin nga qielli, dronë të rëndë që lëshojnë qen robotë luftimi, të cilët mund të lëshohen prapa linjave të armikut për një sulm surprizë.”
Zhvillimi i çuditshëm vjen në kohë avancimesh të tjera në fushën e luftës dhe armatimeve, një sektor që çuditërisht nuk njeh kufizime megjithë krizën financiare dhe energjitike që ka përfshirë ekonominë botërore.
Top Channel