
Prokurori e përshkruante vrasësin e oficerit të njohur si një “sociopat anti-social”
Robert Solis u dënua sot me vdekje për vrasjen e zv. sherifit Sandeep Dhaliwal, që u bë oficeri parë i policisë në SHBA që mbante në kokë turbanin karakteristik indian gjatë detyrës.
Vendimi i jurisë erdhi pasi 50 vjeçari Solis, u shpall fajtor për vrasjen e Dhaliwal gjatë një ndalimi rutinë në trafik në vitin 2019. Juria kërkoi vetëm 25 minuta për të marrë vendimin e fajit.
Prokurorja Lauren Bard i kërkonte jurisë dënimin kapital duke pyetur: “Si mund të dënosh dike që nuk i trembet pasojave?”, ndërsa përshkruante Solis si “manipulues, narcizist e psikopat anti-social”.
E përditshmja Houston Chronicle shkruante se Solis tha në mbrojtje të vetes se Dhaliwal po e arrestonte padrejtësisht dhe se e qëlloi gjatë tentativës së arrestimit.
Dhaliwal ishte përshkruar më parë nga mediat amerikane si “oficer që po bënte historinë” teksa u bë i pari që u lejua të mbante mjekrën dhe turbanin tradicional të besimit Sikh, që është i njohur në Indi, e gjithashtu në Pakistan e gadishullin arabik.
Top Channel