Udhëtonte pa kaskë me motorr! 50-vjeçarja bie në kanal, ndërron jetë në vend

26/10/2022 14:17

Një grua është aksidentuar për vdekje këtë të mërkurë në mesditë në fshatin Gjazë të Lushnjës.

50-vjeçarja Afërdita Rasti nga Kallmi i Fierit ka humbur jetën pas daljes nga rruga të motorrit, me të cilin ajo po udhëtonte.

Sipas informaciove, viktima po udhëtonte e vetme me motorr, ndërsa pas saj ndodhej bashkëshorti që lëvizte me makinë.

Dyshohet se 50-vjeçarja është përpjekur të devijojë një gropë që ndodhej në mes të rrugës dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me betonin e kanalit në mes të rrugës. Nga goditja e fortë, gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rasti nuk mbante kaskën mbrojtëse, që mund ta kishte mbrojtur nga goditja.

Top Channel