Rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese në afërsi të bregut, 10 milionë lekë gjobë për dy të rinjtë Brenda pak orësh tre persona humbën jetën në tre aksidente të ndryshme në Lushnjë dhe Fushë Krujë.
Pasditen e kësaj të mërkure një 20 vjeçar nuk i mbijetoi përplasjes pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga.
Dy aksidentet e tjera ndodhen në Lushnjë, Aferdita Rasti 50 vjeç nga Kallmi i Fierit udhëtonte e vetme me motor ndërsa nga pas e shoqëronte bashkëshorti me automjet. Ajo është përpjekur të devijojë një gropë në mes të rrugës dhe kjo manovër ka bërë që të humbasë kontrollin duke u përplasur në betonin e kanalit në anë të rrugës.
Goditja ka qenë e fortë në kokë ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima udhëtonte pa kaskë mbrojtëse të cilën nëse do ta kishte mund t’i kishte shpëtuar jetën.
Më herët në një tjetër aksident ne autostradën Lushnjë-Fier pranë fshatit Bishqethem, një motoçikletë e cila drejtohej nga Qemal Shala ka goditur nga pas një zetor. Goditja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ne vendngjarje shoqëroi drejtuesin e zetorit, Josif Pina.
Ky aks është shpesh herë burim aksidentesh nga mjetet bujqësore. Edhe pse nuk është e lejueshme që këto mjete të dalin në rrugë, mungesa e një rruge dytësore bën që fermerët të detyrohen të kalojnë në aksin e makinave.
Top Channel