Për shkak të mos-përgjigjes nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë, Sindikata e Pedagogëve ka vijuar protestat, këtë të herë në formën e një forumi për të diskutuar edhe sesi do vazhdojë bojkoti.

Ata kanë theksuar se forumi i organizuar nuk është as takim elektoral e as foltore, duke shprehur distancim nga politika.

Ata janë shprehur se do të prezantojnë një platforme universitetare për ndryshimin e universitetit, që kanë si qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit por jo vetëm.

Mimoza Hafizi, pedagogia në Fakultetin e Shkencave të natyrës, ish-deputete socialiste shprehu shqetësimet e dukshme në sistemin e arsimit të lartë.

Ajo u shpreh kritike jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe autoriteteve drejtuese të arsimit të lartë,që sipas tyre nuk përfaqësojnë zërin e pedagogëve.

Të mos qëndrojnë më shumë se një mandate rektorët, dekanët, administratorët. Duhet të jenë poste kalimtare, jo si sot që po cenojnë cilësinë e arsimit”- ishte një ndër shqetësimet e tjera që ngriti pedagogia.

Reagimi i vetëm i qeverisë ka qenë me rritjen e pagave me 7% që do të dalin nga buxheti i shtetit dhe 8% nga të ardhurat e universiteteve.

Vetëm universiteti Politeknik dhe Fakultetii  i Shkencave të Natyrës vazhdojnë stoik në bojkotin e mësimit, ndërsa pedagogët e fakulteteve të tjera kanë vijuar protestat e pjesshme.

Top Channel