Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe masa ajrore të nxehta, si parashikohet moti për këtë të martë Dy aksidente fatale me motoçikletë ndodhën sot në Lushnjë.
Afërdita Rasti 50 vjeçe nga Kallmi i Fierit, udhëtonte e vetme me motor, ndërsa nga pas e shoqëronte bashkëshorti me automjet.
Ajo është përpjekur të devijojë një grope në mes të rrugës dhe kjo manovër ka bërë që të humbasë kontrollin duke u përplasur në betonin e kanalit në anë të rrugës.
Goditja ka qenë e fortë në kokë ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima udhëtonte pa kaskë mbrojtëse të cilën nëse do ta kishte, mund t’i kishte shpëtuar jetën.
Më herët në një tjetër aksident në autostradën Lushnjë-Fier pranë fshatit Bishqethem, një motoçikletë e cila drejtohej nga Qemal Shala ka goditur nga pas një zetor.
Goditja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia në vendngjarje shoqëroi drejtuesin e zetorit Josif Pina.
Ky aks është shpesh herë burim aksidentesh nga mjetet bujqësore, edhe pse nuk është e lejueshme që këto mjete të dalin në rrugë, mungesa e një rrugë dytësore bën që fermerët të detyrohen të kalojnë në aksin e makinave.
Top Channel