Një 34-vjeçari, i dënuar me 13 vite burg nga autoritetet norvegjeze për trafikim të lëndëve narkotike i janë sekuestruar pasuritë me vlerë 400 mijë euro që zotëron në Elbasan.
Prokuroria e Elbasanit ka Daniele (Oklid) Çela ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi apartamentin me sipërfaqe 59 m2 dhe verandë 80 m2,, një lokal dhe garazhi i tij, në lagjen “Visarjon Xhuvani” të Elbasanit dhe një ndërtesë dykatëshe në Peqin.
“Ministria e Drejtësisë ka transmetuar aktet e vëna në dispozicion nga autoritetet norvegjeze të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë Publike të Rajonit Agder, Norvegji, me qëllim regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit shqiptar D.Ç., i lindur më 16.11.1988, në Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i parave”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në Norvegji, Çela është dënuar për “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Falsifikim dokumenti”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj”
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.