Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Arrameas të Fushë Krujës, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Mësohet se mjet tip “Smart” me targë AA062TO, e cila drejtohej nga 20-vjeçari H.V., ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën pasagjeri, 20-vjeçari me inicialet M.T., banor në fshatin Larushk.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthesë e fortë në rrugë.

Top Channel