Artistja Rozana Radi ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ku ka dhënë detaje nga jeta e saj personale.

Ajo është shprehur se prej dhjetë vitesh është në një lidhje me një person që nuk i përket botës së ekranit.

Ajo ka treguar se shpeshherë është përfolur për lidhjen e saj, madje portalet një herë janë bërë edhe shkak i krisjes së marrëdhënies mes çiftit.

“Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr por na futën me të vërtetë në sherr.

Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin.”– tha Rozana Radi.

 

Top Channel