Amerika, “Toka e Premtuar” për shumë “yje” të futbollit, kryesisht për ata që janë në fund të karrierës, por jo vetëm.
Chicharito Hernandez, Gareth Bale, Carlos Vela… apo Lorenzo Insigne. Gjatë dekadës së fundit, edhe lojtarë të Kombëtares Kuqezi janë tërhequr nga “ari” që ofrohet në MLS. Në këtë kampionat kanë luajtur emra të tillë si Hamdi Salihi, Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka e së fundmi Giacomo Vrioni, i transferuar në mënyrë surprizë në verë te New Englad Revolution.
Edhe Xherdan Shaqiri, nga muaji shkurt luan në këtë kampionat, madje konsiderohet emër i madh që ka impakt në lojë dhe në imazhin e këtij kompeticioni në botë. Jo më kot mesfushori shqiptar, që përfaqëson Zvicrën, rezulton të jetë futbollisti i dytë më i paguar në MLS, pas Lorenzo Insignes. Ish-mesfushori i Bayernit, Interit dhe Liverpoolit (klubet më të mëdha ku ka luajtur në Europë) ka një pagë që kap shifrën 7,350,000 dollarë, pa taksa, pasi bruto paga e tij shkon 8,153,000 dollarë. Rekordi mbahet nga ish-sulmuesi i Napolit, që fut në xhep për një vit 14,000,000 dollarë.
Gareth Bale, çuditërisht, fiton shumë më pak se shqiptari: vetëm 1,600,000 dollarë.
Futbollistët më të paguar në MLS (neto/bruto)
Top Channel