Dukesha e Sussex, Meghan Markle është rrëfyer si rrallëherë për revistën “Variety” duke treguar sesi është jeta e saj dhe e Harry-t në SHBA, pas largimit nga Mbretëria.
Meghan u ndal edhe tek ushqimi i preferuar i princit dhe nëse mendoni se do të ishte ndonjë pjatë nga ndonjë restorant luksoz, në fakt është e kundërta. Dukesha tregoi se Princ Harry-t i pëlqejnë ushqimet ‘fastfood’ dhe veçanërisht hamburgerët e ‘In-N-Out’.
Ndërkaq, seriali i shumëpritur i Princit Harry dhe Meghan Markle më në fund ka një datë publikimi. Së fundmi është vendosur që premiera të publikohet këtë vit dhe është planifikuar që të dalë në muajin dhjetor në rrjetin e transmetimit Netflix.
Një raportim nga ‘Deadline’ ditën e kaluar pohoi se shfaqja po shtyhej deri në vitin 2023 mes një reagimi ndaj sezonit të ardhshëm të serialit hit të Netflix, “The Crown”. Por pavarësisht gjithçkaje, është thënë se shfaqja do të vazhdojë dhe kjo çështje nuk kishte të bënte me sezonin e pestë të “The Crown”.
Top Channel