Çifti që shihni në foto janë Avni Mecje me origjinë shqiptare dhe Alexandra Elena Mocanu me origjinë rumune, 35 vjeçe.

Kjo e fundit dyshohet se u vra nga shqiptari një natë më parë dhe u gjet e vdekur në banesën e saj në Bolzano të Italisë nga policia. 35-vjeçarja jetonte atje prej kohësh dhe punonte si banakiere.

Trupi i viktimës u gjet në banesën e saj pasi të afërmit e burrit të saj lajmëruan policinë ndërsa shtuan se Mecje kishte deklaruar se ishte në kërkim.

Shqiptari është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Paraprakisht dyshohet se ai ka marrë mjetin dhe telefonin e saj dhe është nisur drejt Shqipërisë, por nuk ka asnjë gjurmë rreth tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel