Sot del ekspertiza mjeko-ligjore, pritet të zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Lear Kurtit/ Gazetarja Hoxha jep detaje

24/10/2022 09:31

Këtë të hënë pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë disa ditë më parë.

Lajmin e  bëri të ditur gazetarja Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar këtë mëngjes në “Wake-up”. Ajo tha se pritet të vërtetohet nëse qesja e gjetur brenda stomakut të të ndjerit, është shkaku që ai ka ndërruar jetë.

Ajo shtoi se shumë efektivë janë tashmë duke u marrë në pyetje, për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi vendin katër ditë më parë.

Mjekësia ligjore pritet të japë rezultatin përfundimtar ditën e sotme mbi shkaqet e vdekjes së Leartit. Mjekët kanë firmosur dhe kanë thënë se në trupin e të ndjerit kanë gjetur qese me kokainë.  Ky pretendim do qëndrojë ose do të hidhet poshtë sot nga ekspertiza mjekësore.

Efektivët e policisë janë marrë në pyetje, 3 prej tyre janë ata që u kërkuan si forcë mbështetëse për shoqërimin e tij në komisariat, të tjerët janë dëshmitarë okularë që kanë parë ngjarjen.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për të parë nëse ka apo jo shkelje të procedurës.

Pastaj policia ka mangësitë e veta, për shembull ata oficerë sapo kishin dalë në detyrë”- tha gazetarja Anila Hoxha në Wake-up.

Top Channel