Plagosi 27-vjeçarin në Sarandë/ Arrestohet autori i dyshuar, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

24/10/2022 09:19

Një person që dyshohet se ka plagosur me mjet prerës tri ditë më parë në Sarandë një 37-vjeçar është vënë në pranga.

37-vjeçari me iniciale E.Sh., gjatë konfliktit që nisi për shkaqe banale në lagjen numër 3 të qytetit bregdetar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin me iniciale B.U.

Ndërkohë, është arrestuar dhe një tjetër shtetas që ka ndihmuar autorin e plagosjes, të fshihet pas ngjarjes. Madje, 42-vjeçari me iniciale E.M. po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar 37-vjeçarin nga qyteti i Sarandës.

I plagosur ndodhet ende në spital, ndërsa rasti po vijon të hetohet nga Prokuroria e Sarandës.

Top Channel