Banorët e një pallati 10 katësh në Vlorë  ankohen në Fiks Fare se prej 6  vitesh jetojnë në zonën e Lungomares në një pallat i cili s’ka ashensor. Ata thonë se janë të pajisur me dokumente pronësie, çka tregon se me dokumente ky pallat ka mbaruar.

Pallati  është i përbërë prej dy hyrjesh, ku njëra ka ashensor ndërsa tjetra jo. Banorët shprehen për Fiksin se e ndjejnë shumë mungesën e ashensorit dhe se nga ndërtuesi  u është thënë që do e vërë shumë shpejt, edhe pse kanë kaluar 6 vite.

Një zonjë e këtij pallati, e cila banon në kat të 6 thotë se ka një vajzë të sëmurë dhe pikërisht për t’i ofruar shërbim mjekësor më të mirë, por jo vetëm, ka shitur shtëpinë në fshat dhe ka blerë në këtë pallat. Por  që sipas saj i rezultoi edhe më keq pasi nuk mundet ta zbresë e hipi vajzën  në krah deri në kat të 6-të.  Një tjetër zonjë banore e katit të 10-të thotë se të gjitha pazaret që i duhen për shtëpinë i ngjit në krah deri në katin e 10. Plus ka dhe nipin e vogël 3 vjeç të cilin nuk e çon në kopsht pikërisht prej mungesës së ashensorit, pasi është e pafuqishme që t’i ngjisë dhe zbresë shkallët disa herë në ditë.

“Nëse ke harruar të blesh krip, gjellën do e hash pa kripë, se të zbresësh e ngjitesh sërish deri në kat të 10- të është e pamundur” përfundon ajo.

Por në këtë pallat banorët tregojnë se ka pasur edhe banorë që i kanë parë vetëm një herë dhe më pas kanë dal me arkivol nga ai pallat. Rasti është i një çifti të moshuarish të cilët prej 5 vitesh nuk i kishin parë të dilnin, vetëm kur plaku ndërroi jetë, e moshuara ishte larguar në një shtëpi tjetër me qira, duke lënë apartamentin e saj.  Pyetjes së Fiksit që a janë ankuar diku, banorët përgjigjen se kanë komunikuar shpesh me ndërtuesin Fejzi Malaj, por ai thjesht i ka gënjyer duke u thënë se do ua vërë së shpejti ashensorin edhe pse kanë kaluar plot 6 vite.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë ndërtuesin z, Malaj i cili në fillim fajëson firmën e ashensorëve për mos vendosjen e ashensorit. ” Ne i kemi bërë pagesat i kam edhe me fatura, por firma e ashensorëve nuk e ka vënë” shprehet ai. Ndërkohë që shprehet se do ua vërë në dispozicion faturat e pagesës gazetares së Fiksit, nuk e bëri një gjë të tillë. Por ai premtoi se ashensori do të vihej për 15 ditë.

Fiksi telefonoi edhe pronarin e firmës së ashensorëve z. Vasil Llaguri i cili pohoi fare lehtë që ashensori nuk ishte vënë pasi ndërtuesi nuk e kishte paguar. Pyetjes së Fiksit që mund të ketë kryer pagesën tani afër ai u shprehe” vetëm nëse kanë bërë ndonjë pagesë pa më njoftuar, por deri më tani nuk di të ketë një të tillë”.

Në këto kushte Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Vlorë për të kuptuar sesi është kolauduar ky pallat pa ashensor, pasi të gjithë banorët janë të pajisur me certifikata pronësie. Në bashki gazetarëve iu kërkua të linin një kërkesë me shkrim, përgjigja e të cilës ende nuk ka mbërritur në redaksinë e Fiks Fare.

Gjithsesi Fiksi u premtoi banorëve që pas 15 ditësh do të paraqiten sërish në këtë pallat për të parë nga afër nëse ndërtuesi do e mbaj apo jo fjalën kësaj radhe.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA