Mali i Zi është kthyer në shembullin ndoshta më të qartë në rajon të përplasjes së forcave pro-perëndimore me ato filo-ruse.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna të vendit, i japin fitoren forcave politike pro-Moskës dhe pro-serbe, të cilat triumfuan edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Edhe se pse koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual MiloGjukanoviç siguroi më shumë vota,  “Fronti Demokratik” pro-serb,  “Demokratët” dhe partia e porsathemeluar “Europa Tani”, në një aleancë të mundshme, do të kërkojnë kontrollin e kryeqytetit, Podgoricë.

Të dhënat e Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia pro-europiane e presidentit Gjukanoviç fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve të mundshme pas zgjedhor, pushtetet vendore do të formohen nga kundërshtarët e tyre politikë. Veç Podgoricës, PDS-sa humbi edhe disa zona të tjera, ndërsa me vështirësi arriti të mbajë Tivarin.

Fronti Demokratik ruajti pushtetin e vet absolut në Budva. Zgjedhjet u panë si një test i opinionit publik, në kohën kur përplasje mes dy grupimeve politike që kanë dominuar vendin prej vitesh, është ndoshta më e fortë se kurrë.

Ato u mbajtën në kulmin e krizës politike, që e pa qeverinë e kryeministrit në largim Dritan Abazoviç të shembej pas tërheqjes së mbështetjes nga partia e Gjukanoviciti në vazhdën e arritjes së një marrëveshjeje me kishën serbe. Shumica parlamentare nuk arriti as ajo të formonte një qeveri të re, ndaj zgjedhjet vendore konsiderohen një tregues i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Malin e Zi.

Top Channel