Rreth një javë më parë, Savo Stefranoviç është arrestuar në Budapest nga autoritetet hungareze si i dyshuar për krime luftë në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë në Kosovë, pritet të parashtrojë edhe kërkesë për ekstradimin e Stefranoviç, si të dyshuar për 33 vrasje në lagjen “Kristal” të Pejës.

Megjithatë, Kosova nuk e ka të lehtë rrugën për ekstradimin e tij. Sipas përvojave të kaluara, interes do ketë edhe nga Serbia për ta ekstraduar.

Brenda kësaj jave është arrestuar edhe një ish–polic i nacionalitetit boshnjak, si i dyshuar në pjesëmarrjen e masakrës së Staradranit, ku kanë mbetur 18 civil të vrarë.

Por, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, arrestime janë të gjitha të nivelit të ulët në zinxhirin komandues.

Ndërkohë për krime lufte në rajonin e Pejës, janë dorëzuar edhe dy kallëzime penale. Avokati Kujtim Kërveshi thotë që janë identifikuar më shumë se dhjetë persona si të dyshuar për krime lufte në këtë rajon.

Nga paslufta deri më 2020, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, organet e drejtësisë në Kosovë kanë dënuar vetëm 40 persona për krime lufte gjatë vitet 1998 – 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA