Më 23 tetor 1871 lindi Gjergj Fishta, poet, dramaturg, prozator, publicist, klerik i lartë e politikan.
Ai lindi në Fishtë të Zadrimës dhe ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër.
Fishta studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo.
Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi.
Poeti përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip.
Krijimtaria e Gjergj Fishtës është e shumëanëshme, ku ndër botimet kryesore përmenden: “Vjersha t’përshpirtshme t’kthyem shtyp” (1906), “Mrizi i zanave” (1913, 1924, 1941), “Lahuta e Malcis” (1941), etj.
Fishta u shfaq po aq i suksesshëm dhe i fuqishëm si prozator. Për katër dekada shkroi dhe botoi shkrime me analiza e polemika të natyrës politike, kulturore e arsimore.
Ai zhvilloi sfidën e madhe të trajtimit dhe të çështjeve të estetikës, filozofisë së artit dhe sprovoi kritikën letrare, duke u nderuar edhe me titullin “Nderi i Kombit”.
Fishta ndërroi jetë më 30 dhjetor të vitit 1940, ndërsa sot e kësaj dite vijon të kujtohet për veprat e tij që i kanë rezistuar kohës.
Top Channel