Duhet të lexoni shumë nëse dëshironi të bëheni shkrimtar të mirë Llazar Zai Fundo një nga figurat më të spikatura të historisë politike shqiptare, njeriu që synoi një Shqipëri më të hapur, demokratike dhe që vizioni i tij europian e zëri kritik i kushtuan jetën, pas dekadash heshtjeje, po merr vendin që i takon mes figurave të historisë sonë.
Në qytetin e Korçës, sheshi përpara bashkisë mban emrin e tij ndërsa kujtimi i Zai Fundos është përjetësuar me një bust. Studiuesi dhe profesori Aurel Plasari e cilësoi monumentin që Korça ka ngritur për të si “një borxh historik, pasi Fundo nuk ishte vetëm viktimë e diktaturës, por viktimë personale e Enver Hoxhës, dhe se ekzekutimi i tij mbetet dëshmi e xhelozisë së pushtetit ndaj intelektualëve dhe mendimit të lirë.
Në nder të tij, në Katedralen e Korçës u zhvillua më herët një ceremoni përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të vdekjes së Zai Fundos, ku të afërmit e përshkruan si një mendimtar të lirë, të vërtetat e të cilit edhe vetë ata po i njohin më shumë dhe duke lënë pas paragjykimet e trashëguara nga sistemi komunist.
Sot, kujtimi i Llazar Zai Fundos nuk qëndron më në hije dhe rivlerësimi i figurës së tij nuk është thjesht një përkujtim historik, por një rikthim dinjiteti ndaj një intelektuali mendimtar që i parapriu kohës, me bindje të forta dhe ideale që sistemi i ndëshkoi.
Top Channel