Rritja e çmimit të karburanteve dhe plehrave kimikë ka sjellë vështirësi edhe për fermerët e Stëblevës, të njohur për kultivimin e patates.

Pavarësisht prodhimit të mbarë dhe kërkesave në treg për këtë lloj patate, çmimi i shitjes nuk i mbulon shpenzimet e këtij viti që janë më të mëdha.

“Çmimi është 50 lekë, por me plehrat na ka rënduar pak”.

“Ka shpenzime shumë, plehrat kimike janë rritur, nafta është rritur”.

“S’ka vlerë fare, nuk ka leverdi”- shprehen prodhuesit.

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kjo zonë kultivon, rreth 1 mijë ton patate çdo vit.

Qëndrimi 5 muaj në tokë duket se është çelësi që e bën pataten e Stëblevës të preferuar në treg, por përpos çmimeve të rritura edhe këtu problem po krijon mungesa e punëtorëve.

Top Channel