Të rinjtë e shkollave 9-vjecare dhe gjimnazeve në Tiranë, e nisën ditën sot në një garë prej 2 kilometrash, pjesë e maratonës Fun Run Tirana.
Në orën 10:00 të mëngjesit, gara nisi nga sheshi Nënë Tereza dhe vijoi përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. I pari që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve me kohën 1 minutë e 54 sekonda, ishte Amri Shehri.
Ndonëse jo të gjithë dolën fitues, pjesëmarrja në maratonë ishte një eksperiencë e bukur për ta.
Por këtë vit kjo garë kishte risi përfshirjen edhe të disa kategorive të tjera.
“Kategoria special, vrapojmë me familjen, kater putroshët dhe skate”
Ditën e nesërme do të zhvillohet edicioni I gjashtë I Maratonës së Tiranës, ku do të ketë 3 mijë garues. Slogani këtij viti është “Të vrapojmë për paqe”
“Do ketë 3 mijë garues, mes tyre ka dhe 500 garues ndërkombëtarë nga 51 vende të ndryshme”
Ditën e nesëme do të ketë bllokim të rrugëve në kryeqytet, për shkak të maratonës. Bllokimi do të nisë prej orës 8:00 deri në orën 16:00. Për këtë arsye policia bashkiake ka bërë thirrje për të shmangur përdorimin e makinave si dhe për të larguar automjetet e parkuara përgjatë itinerarit të maratonës.
Maratona e Tiranës është kthyer në një traditë tashmë, dhe konsiderohet si aktiviteti më i madh sportiv për qytetin.
Top Channel