Droni i parë shqiptar, mëndafshi i Vaut të Dejës, loja që të mëson… idetë inovatore që u prezantuan sot në “Startop”

22/10/2022 18:13

“Startop”, projekti i Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nisi këtë të shtunë në ekranin e Top Channel.

Në mbrëmjen e parë, u prezantuan disa ide interesante, me të cilat krijuesit synojnë të dalin në tregun shqiptar, por dhe ndërkombëtar.

Në panel, për të dëgjuar dhe mbështetur këto ide janë Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Orgesa Kalemi, administratore e Cohl’s, Shkëlzen Marku, CEO dhe Co-founder “Groëpreneur” dhe Shkamb Koshi, CEO i “Koshi Group”.

Arbër Leka prezantoi në “Startop” aplikacionin “List Albania”. Çdokush mund të vendosë në këtë platformë produkte, që më pas dikush tjetër mund t’i blejë.

Xhoana Kristo solli në studio krijimin e saj “Archigrames”, një projekt me të cilin synon që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë arkitekturën duke luajtur.

“E kemi zhvilluar projektin në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës, krijuam karta nga objekte në qytet dhe që më pas ka informacione për këto objekte. Luhet nga 3-10 lojtarë, ku njëri prej tyre luan rolin e kryetarit të bashkisë. Ideja është të gjejnë objektet dhe në fund, kush gjen më shumë, caktohet kryearkitekti i qytetit”, tha Kristo.

Teksa siguria është ndër çështjet më të rëndësishme të momentit, Arbi Bamllari, një matematikan, që ka punuar dhe ka pasion teknologjinë, prezanton dronin e parë shqiptar. Bamllati nga “SkaiTech”, prezanton dronin që e ka pagëzuar me emrin SQ1 dhe që është krijuar për të procesuar të dhëna.

Ne në Shqipëri kemi kapacitet për të prodhuar një dron shqiptar, por synojmë tregun ndërkombëtar, tha ai në “Startop”. Më tej, tregoi më shumë për çmimin dhe cilësitë me të cilin synon ta nxjerr prodhimin e tij në treg.

“Droni ynë ka aftësi të detektojë objekte, makina etj. Është i pajisur me dy kamera, lidhet me ëifi, është i palosshëm që të transportohet lehtë. Është rreth 2.5 kg dhe mund të fluturojë për 30 minuta. Trupi është përzierja mes plastikës dhe karboni. Të gjitha eksperimentimet janë të bëra me 3D. Ne mendojmë që çmimin ta çojmë deri në 10 mijë euro, një dron i ngjashëm në Amerikë shkon 20 mijë dollarë, çmimi është”.

Artizanet e Vaut të Dejës sollën në “Startop” mëndafshin që prodhojnë, ndërsa kërkuan më shumë mbështetje për të zgjeruar biznesin e tyre.

Nisi një traditë që nënat tona na e kanë mësuar. Sot jemi gjashtë vajza, por shpresojmë të zgjerohemi dhe të bëhemi më shumë. Me ndihëm që kemi marrë nga Ministria do të blejmë makinerinë, se këtë vit kemi punuar në mënyrë artizanale.

Në bëjmë veshje me porosi. Shumë gra në Vaun e Dejës janë pa punë, ne duam që ato ta prodhojmë mëndafshin në shtëpi dhe ta sjellin te ne”.

Një shall të tillë, zonjat e shesin me një çmim rreth 35 euro.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA