Të gjitha dosjet do hapen/ Parlamenti miratoi ndryshimin e ligjit për ish-sigurimsat

21/10/2022 12:15

Pas një seance maratonë kuvendi mbrëmjen e të enjtes miratoi ndryshimet  në ligjin të dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Ndryshimet kërkonin 84 vota. Votave të socialistëve iu bashkuan edhe ato deputetëve  të grupimit Alibeaj në PD duke e votuar  ligjin në tërësi me  94 vota pro dhe vetëm 1 abstenim nga deputeti socialist Nasim Naço. Miratimi këtij ligji zhbën certifikatat e pastërtisë të lëshuara më parë nga komisionet Bezhani dhe Mezini.

Ndryshime erdhën pasi autoriteti dosje i dërgoi një informacion kuvendit se një politikan me inicialet I.M kishte bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit. Ky informacion u shoqërua edhe me disa ndryshime ligjore propozuar nga autoriteti dosjeve,  të cilat gjetën përkrahjen e socialiste dhe të grupimit Alibeaj propozues edhe  të një tjetër projekt ligji për dekomunistizimin.

Ndryshime u kundërshtuan nga deputetët mbështetës të Sali Berishës në PD të cilët u larguan në momentin e votimit pasi panë që projektligji i tyre nuk u mor në konsideratë.

BYLYKBASHI- Ne kemi pr/ligj që jo vetëm i hap dosjet, por ndalon kandiminim, ndalon emërimin dhe largon nga detyra nëse janë ish bashkëpunëtoret. Duhet një mur turpi për këtë kategori njerëzisht, kjo do ishte drejtësi. Nuk po i ndalojmë kriminelët e sistemit të marrin institucion. Kjo që po bëhet sot është një tentativë për të marrë 84 vota, që do duhen edhe për ndryshimet në reformën ën drejtësi që po bëhen pa komision në tryeza okulte.

Menjëherë pas votimit Enkelejd Alibeaj nuk vrapoi të hapte shishen e shampanjës për të festuar.

ALIBEAJ-Asgjë triumfaliste nuk ka në këtë çështje, nuk do bëj falenderim. Madje unë jam kokulur për hapjen e plotë të dosjeve. Dhe kështu duhet të jenë të gjithë, kokulur. Do duhet ta hapim, do duhet të gjejmë kurajën se kush nuk është i kapur se kush nui ka skelete në dollap. Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë duhet ta kishte bërë më parë këtë gjë. Është fillimi i një procesi purifikues.(…) na falni shqiptarë kudo, ju të cilët keni vuajtur, ju që keni hequr të zinjtë e ullirit nga punëtorë e bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ndjesë.

I pari socialistëve Edi Rama edhe njëherë tjetër e vuri theksin tek nevoja e ekspozimit të politikanit I.M me dosje.

Rama-Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. 

Sipas Taulant Ballës kreut të grupit parlamentar socialist, ndryshimi ligjit krahas politikanit I.M do të zbulojë edhe të tjerë që aktualisht ushtrojnë detyra në funksione të larta. Pas dy muaj mungesë këto ndryshime ligjore rikthyen në parlament për të votuar ish kryetarin e PD Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA