Për herë të parë TKOB do të vërë në skenë veprën madhështore të Giuseppe Verdi-t, “Messa da Requiem”.
Në datat 22 dhe 23 Tetor. Kjo vepër vjen me mbështetjen ekskluzive të Pontifikatit të Këshillit të Kulturës së Vatikanit. Mbështetje që vjen për herë të parë në Teatër.
Gjithashtu, të ftuar janë dhe një pjesë e folharmonisë dhe orkestrës së Kosovës. Nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pesscaseroli. Nën interpretimin e Eva Golemit, Ivana Hoxhës, Raffaele Abate dhe Vittorio de Campo.
Në Vjenë Messa da Requiem i Verdit u dëgjua për herë të parë në Operën e Oborrit në qershor 1875.
Messa da Requiem është krijuar në formën e meshës funerale katolike (Requiem) për katër solistë, kor të dyfishtë dhe orkestër. Requiem u kompozua në kujtim të Alessandro Manzoni, të cilin Verdi e admironte.
Shfaqja e parë, në kishën San Marco në Milano më 22 maj 1874, shënoi përvjetorin e parë të vdekjes së Manzonit. Zakonisht jepet në formë koncerti prej rreth 90 minutash në gjatësi.
Top Channel