Këtë të premte, kryeministrit Albin Kurti, në takim nuk i shkuan dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Takimit të thirrur për diskutim mbi procesin e dialogut pozitivisht iu përgjigj vetëm Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas takimit, ai u shpreh se është biseduar për marrëveshjen e mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk u përgjigj nëse u fol edhe për propozimin franko-gjerman e draftin gjerman për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Megjithatë, pas këtij takimi, Qeveria e Kosovës njoftoi se u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.
Por, për propozimet dhe idetë mbi dialogun foli Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila draftin për Asociacionin e quajti të rremë.
Ndërkohë, Osmani për propozimin franko-gjerman tha se do intensifikojë dialogun.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë qëndrimet e saj mbi propozimin franko-gjerman dhe për këtë dy partitë opozitare, LDK dhe PDK, kërkojnë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të raportojë në Kuvend.
Top Channel