Një ditë pasi 32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën pasi u arrestua nga policia, kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur protestë para Ministrisë së Brendshme.
Me anë të një njoftimi në “Facebook”, Berisha ka njoftuar se kjo protestë do të organizohet në kundërshtim të dhunës së uniformave blu.
Berisha ka akuzuar ditën e djeshme efektivët e policisë që arrestuan Lear Kurtin, duke thënë se ata ushtruan dhunë monstruoze ndaj të riut dhe në lidhje me këtë deklaratë ai tha se kishte burime të sigurta.
Si humbi jetën Lear Kurti?
Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.
Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatouan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.
Top Channel