Një vajzë 30-vjeçare rezulton e zhdukur prej 19 ditësh në Prizren të Kosovës dhe ende nuk ka asnjë gjurmë rreth saj.
Policia thotë se Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës doli nga shtëpia më 2 tetor të këtij muaji dhe nukë shtë kthyer më në banesën e saj.
Bashkëshorti i saj, i cili ka denoncuar humbjen e 30-vjeçares, ka deklaruar se ajo është parë për herë të fundit mëngjesin e dy tetorit, kur ka dalë nga banesa.
Blutë e Kosovës kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e vajzës.
“Kërkohet personi i zhdukur- Emine Berisha (30 vjeçare).Bashkëshorti i Emine Asip Berisha nga Samdraxha e Suharekës, me datë 02 Tetor 2022 raportuar për zhdukjen e saj. Emine Asip Berisha , lindur me datë 09.06.1992 nga Samadraxha, Suharekë , Republika e Kosovës, për here të fundit është parë nga familjarët e saj me datë 02 Tetor 2022 në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të. Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.
Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”- njofton policia e Kosovës.
Top Channel