E mori nga Shtëpia e Fëmijes, kur ishte vetëm dy vjeç, ndërsa sot endet dyerve të morgut, për të mësuar shkakun e vdekjes të të riut, që e rriti si djalin e tij.

Kjo është historia e trishtë e Artur Isait, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren Dorjana Bezat tha për Top Channel se ende nuk e ka parë trupin e pajetë ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë.

Artur Isai: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Leari?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Viktima Lear Kurti

Ngjarja e rëndë, ndodhur sot pak pas mesnate në Tiranë, ku 32 vjecari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, vijon të jetë e mbushur me mister.

Fakti i vetëm është se i riu Kurti, sot nuk jeton më, ndërsa shkaku ka celur ‘ping pongun’, mes institucioneve. Iu vdiq policëve në duar, apo mjekëve?

Ndërsa njoftoi për ngjarjen Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tha se: Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë pas interesimit Top Channel mësoi detaje nga ky aksion, sipas të cilit, 32-vjecari Kurti u dërgua me puls të dobët në komisariat. Burimet thanë se pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi. Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit. Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore si dridhje trupi dhe nxjerrje sekrecionesh. Pas mbërritjes në komisariat, ku po ashtu ka kamera, duke pare që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e Traumës ku ka mbërritur me puls të dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jetë.

Sakaq, Top channel është interesuar tek Spitali i Traumës ku ka mësuar se 32-vjeçari nuk është ekzaminuar aty. Sapo është konstatuar se ka mbërritur pa puls është përcjellë në morgun e Tiranës.

Lear Kurti është fëmijë i vetëm, ndërsa jetonte tek ish-parku i autobusëve. Ka pasur episode të tjera të ndalimit në polici pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, sipas policisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA