18 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 650 testime të kryera gjithsej janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 6 persona në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 243 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Po ashtu, janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,992,297
Raste pozitive 331,573
Raste të shëruara 327,738
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 11
Berat 8
Gjirokastër 9

Shkodër 5
Elbasan 7
Durrës 8
Dibër 3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA