Pas raportimeve se gati vdiq nga droga, Matthew Perry shfaqet në dukje i shëndetshëm, me një shoqeruese në Los Angeles (fotot)

19/10/2022 19:01

Aktori i njohur amerikan Matthew Perry kishte dalë në fundjavë për një pasdite relaksuese në Los Angeles pak pasi kishte folur publikisht për varësinë e tij nga drogat opiate që thuajse i kushtuan jetën.

E përditshmja britanike DailyMail.com pikasi aktorin e serialit ‘Friends’ në gjendje të shëndetshme, teksa bënte disa pazare me një shoqen e tij. Aktori është ndarë nga e fejuara e fundit Molly Hurwitz në qershor 2021.

53-vjeçari mbante veshur një bluzë gri dhe pantallona të shkurtra, atlete e syze dielli kurse mikesha e tij misterioze kishte një fustan me motive florale, syze dielli e sandale të bardha.

Aktori që njihet për privatësinë e tij, është duke thyer zakonin teksa publikon librin e tij të kujtimeve, ‘Friends, Lovers and the Big Terrible Thing’, (Miq, Të Dashur dhe Gjëja e Tmerrshme) që nis publikimet më 1 nëntor.

Në një intervistë me revistën People Magazine, ai detajonte më herët sesi drogat dhe alkooli e kishin lënë me pak shanse jete dhe se prej opiateve kishte pësuar gjendje kome.

Tashmë larg drogave, aktori i njohur për rolin e Chandler Bing, po detajon në libër historinë dhjetë-vjeçare për t’u shkëputur nga varësia.

Matthew thotë tani: “Kam qenë shumë keq por jam më mirë, nuk dua të them se sa kohë kam që kurohem, por numëroj çdo ditë larg drogës”.

Aktori dihej që kishte shkuar në klinikë rehabilitimi edhe gjatë kohës që luante në Friends, një herë në 1997 e një herë në 2001.

Ai ka thënë për revistën Hollywood Reporter në 2015: “Kam pasur shumë ulje ngritje por kam mësuar nga dështimet. Kur shikon dikë që mundohet por nuk lë dot varësinë, kjo të lëndon, por edhe unë e bëra pasi e dija që nëse jo, ditën tjetër do të vdisja”.

FOTO GALERI
2/7
Me herët ai kishte folur publikisht për varësinë e tij nga drogat opiate që thuajse i kushtuan jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA