Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve këtë shtator, pas kostos në rritje të ushqimeve që nuk ishte parë që nga viti 1980.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 10.1%, krahasuar me 9.9% një muaj më parë, njoftoi të mërkurën Zyra për Statistikat Kombëtare. Të dhënat e reja tregojnë se inflacioni është kthyer në kulmin e korrikut dhe është sërish në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 1982.
Çmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën me 14.5% nga një vit më parë.
Ky nivel i ri cmimesh rrit pritshmëritë që Banka e Anglisë të ngrejë më tej dhe më shpejt normat e interesit ndërsa përpiqet të kthejë inflacionin në objektivin e saj prej 2%.
Gjithashtu kjo situatë, do ta bëjë më të vështirë për shefin e ri të Thesarit të qeverisë, i cili mori detyrën më pak se një javë më parë, rivendosjen e stabilitetit financiar pasi plani ekonomik i qeverisë tronditi tregjet gjatë muajit të kaluar.
Jeremey Hunt ka thënë se qeveria “do t’i japë përparësi ndihmës për më të cenuarit duke ofruar një stabilitet më të gjerë ekonomik”.
Lufta e Rusisë në Ukrainë pas pandemisë ka qenë shkaku kryesor që ka rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.
Top Channel