Një avion privat me një motor ka rënë para pak minutash në km 96 të autostradës që lidh Athinën me Lamian.

Pranë zonës ku ndodhi ngjarja ndodhet një klub ajror. Në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete për të nxjerrë një person.

Mësohet se piloti rreth 70 vjeç ka humbur jetën në vend, ndërsa në zonë kanë ndërhyrë zjarrfikësit të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pilotit.

Një zjarrfikës është plagosur gjatë operacionit të shpëtimit dhe po dërgohet në spitalin ushtarak të Athinës për tu kuruar.

Top Channel