Ekspertiza ka vërtetuar që mbetjet kockore të gjetura në Novobërdë disa javë më parë janë të Bedri Rexhepit, biznesmenit nga Ferizaj, ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ngritur akuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasje të rëndë në bashkëpunim.

Sipas prokurorit Armend Hamiti ai është vrarë për motive të dobëta.

“Kam arritur të vërtetoj dhe kam ngrit aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprave vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtimi i kufomave. Motivi i kryerjes së këtyre veprave është i ulët. Sipas hetimit tonë, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, për 30 mijë euro”, tha prokurori.

Bedri Rexhepi ishte zhdukur në prill të vitit të kaluar, një ditë më pas makina e tij ishte gjetur në Janjevë të Lipjanit. Ditën kur Rexhepi është zhdukur kishte shkuar të takohet me një mikun e tij për të shitur një makinë.

Familja e Bedri Rexhepit kërkon dënimin e merituar për dy të dyshuarit e vrasjes së tij.

 “Duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar”, thuhet në reagimin e familjes.

Të dashur bashkëqytetar të Republikës së Kosovës,

Pas identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ne, familja Rexhepi, sot jemi njoftuar nga organet përgjegjëse se mund ta tërheqim trupin e  më të dashurit tone Bedri Rexhepi.  Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij veqse kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminele (Jeton dhe Nexhat Vllasaliu) të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit. Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar. Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar.  Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu. Duke qenë në dijeni rreth kompleksitetit të rastit, i falenderojme të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë (AKI-në, Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Armend Hamiti) për mundin, punën e madhe që kanë kryer dhe faktin që nuk ndaluan së qëndruari në krye të detyrës, deri në zbardhjen e rastit për fatin e Bedriut tonë. Njëherit, duam të falenderojmë mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që na qëndruan dhe na përkrahën pa rezervë dhe pa ndërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe shumë të rëndë për familjen tonë. Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime.

Me respekt,

Familja Rexhepi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA