Gjermania “pushton” Europën! Deputetët gjermanë, më të fuqishmit në PE

18/10/2022 20:22

Emmanuel Macron është përpjekur ta kthejë Francën në një vend lider të BE-së, por “ligjin” në Parlamentin Europian e bëjnë gjermanët.

Një studim i botuar së fundi tregon se ligjvënësit gjermanë të BE-së janë ata me ndikimin më të madh në Parlamentin Europian, pa llogaritur faktin që një gjermane mban dhe postin e presidentes së KE-së.

Raporti tregon se delegacioni i 96 eurodeputetëve gjermanë jo vetëm gëzon influencën më të madhe në tërësi, por është një më të mirët në raport me performancën. Kjo është kryesisht për shkak të pozitave të larta në administratën e parlamentit, grupeve politike dhe komisioneve të mbajtura nga eurodeputetët gjermanë, dhe për shkak se ata kanë një prani të konsiderueshme në të gjitha grupet kryesore të Parlamentit.

Studimi i realizuar nga Doru Frantescu, CEO i EUmatrix.eu, përdor një metodologji të bazuar në pozicionet që mbajnë eurodeputetët në Parlament dhe rolin që ata luajnë në hartimin e legjislacionit, si dhe vjetërsinë e tyre në detyrë.

Ndër eurodeputetët më të fuqishëm renditet Manfred Weber, i cili drejton grupin më të madh politik, Partinë Popullore Europiane, PPE, pasuar nga Heidi Hautala,  nënkryetare e Parlamentit e cila ka pilotuar gjithashtu një sërë dosjesh mbi tregtinë ndërkombëtare.

Hulumtimi del në përfundimin se PPE-ja është ende grupimi politik më i fuqishëm në parlament, dhe ka arritur ta balancojë më mirë shumicën e qendrës së majtë që kishte pozita më të forta në Parlamentin Europian në fillim të mandatit”, thuhet në dokument, ku theksohet se PPE-ja ka arritur të marrë si postin e presidentit, ashtu dhe atë të sekretarit të përgjithshëm.

Top Channel