Dyshohet se kishte lidhje me Rusinë, shkarkohet kreu i sigurisë kibernetike në Gjermani

18/10/2022 16:31

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka shkarkuar shefin e sigurisë kibernetike, Arne Schönbohm, pasi dyshohet se kishte kontakte me shërbimet e inteligjencës ruse.

Schönbohm u shkarkua nga detyra e tij si kreu i agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike (BSI) në Gjermani, pas raportimeve se ai kishte lidhje me njerëz të përfshirë me shërbimet e inteligjencës ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme Nancy Faeser konfirmoi se Arne Schönbohm do të përjashtohet nga detyra pasi “besimi i nevojshëm publik në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së tij si kreu i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kibernetike të Gjermanisë u minua”.

Schönbom, i cili që nga viti 2016 ka qenë në krye të agjencive që mbikëqyrin kompjuterin dhe sigurinë e komunikimit të qeverisë, u vu nën vëzhgim pasi Jan Böhmermann, një komedian gjerman, theksoi lidhjet e tij me një kompani ruse në një punë të mëparshme në një shfaqje natën vonë.

Top Channel