Dollari më i fortë se euro/ Këmbehet me 120 lekë, ndërsa kursi për monedhën europiane 116 lekë

18/10/2022 12:13

Tregu valutor vendas duket se ka reflektuar atë botëror.

Për herë të parë në më shumë se 20 vite në vendin tonë, dollari është më i fortë se euro dhe këmbehet me 120 lekë, ndërsa euro këmbehet me 116 lekë.
Trendi vazhdon prej muajsh, ndërsa zhvlerësime kanë parë edhe monedha të tjera si lira turke. Sipas ekspertëve ndikimi kryesor është në bilancet tregtare.
Kursi i këmbimit të dollarit është gjithashtu pjesë përbërëse e formulës së çmimit të naftës, sipas përcaktimeve nga Bordi i Transparencës. Një nga arsyet pse nafta shitet 240 lekë në treg faktor luan edhe monedha amerikane.
Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin 2.25% ka dhënë efektin e saj në qëndrueshmërinë e lekut dhe mbivlerësimin e saj ndaj euros.

Top Channel