Bombardimet intensive në Kiev, rritet numri i viktimave

18/10/2022 15:33

Numri i viktimave nga bombardimet ruse në një objekt të furnizimit të energjisë në Kiev është rritur.

Mendohej që numri i viktimave ishte tre, por këtë pasdite bilanci është rritur duke shkuar në tre.

Pas shpërthimeve të forta në veri të Kievit këtë mëngjes, pati ndërprerje të furnizimit me energji.

“Furnizimi me energji elektrike u ndërpre në disa pjesë të Kievit për shkak të dëmtimit të një objekti kritik të infrastrukturës, por më vonë u rivendosën”, tha prodhuesi i energjisë DTEK.

Sipas Sky News kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se dy objektiva të infrastrukturës, kishin pësuar dëm të konsiderueshëm.

“Si rezultat i sulmit të sotëm në infrastrukturën kritike të Kievit, tre persona u vranë. Këta janë punonjës të një prej objekteve të infrastrukturës kritike”,  tha Klitschko.

Top Channel