Zgjedhjet lokale/ “Kandidatët ia keni lënë PD-së?” Meta: S’kemi lënë asgjë në dorë të askujt

17/10/2022 14:12

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se është e rëndësishme që Partia Demokratike të jetë e qartë në përballjen me Partinë Socialiste në momentin kur të dalin  kandidatët.

Ai la të kuptohej se PL nuk ia ka lënë në dorë PD-së zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

“Ne nuk kemi lënë asgjë në dorë të askujt ne jemi që të gjithë të marrin fatin në duart e tyre, e rëndësishme është që PD sa më shpejt të jetë e qartë për momentin kur të dalin kandidatët përballë rilindjes se në zgjedhje, nuk do të votohet as për zotin Berisha as për zotin Meta se do të votohet për kandidatë konkretë, për emra konkretë dhe për përfaqësues konkretë që duhet të vendosin llogari dhënien për pushtetin vendor”, tha Meta.

Sipas Metës, ka  një plan konkret nga opozita për t’u përballur deri në fund me regjimin e qeverisë Rama.

“Është një plan konkret përballjeje deri në fund për këtë regjim të korruptuar në fitore për opozitën dhe qytetarët që nëpërkëmbën në mënyrë kaq të shëmtuar, boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës, pasi i doli boja parullës ‘fajin e ka Saliu’, tani kërkon që të fillojë përrallën tjetër se fajin e ka Putini se ai vjedh në mënyrë mizore, kurse vetë ka një regjim putinian, I cili synon të zgjerohet, nuk na e ka fajin Putin as për inceneratorët, as për kapjen e drejtësisë, as për rrugët e reja që një km është 6 herë më shtrenjtë se sa në Serbi. Se çfarë është Putin e di gjithë bota, është jo vetëm një diktator për edhe përgjegjës për këtë agresion, por këtë e dimë që çmimet në Ukrainë është më lirë se sa në Shqipëri, ashtu si çmimi I naftës është më i larë”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA