Gjatë 24-orëve të fundit ka pasur një rënie te ndjeshme infektimesh me Covid, kjo për shkak edhe të uljes së numrit të testimeve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 109 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë vetëm 7 persona. Fatmirësisht gjatë 24 orëve nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të Covid.

Nga të infektuarit, 3 kanë rezultuar në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Kuçovë

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 109

Testime totale 1,990,336
Raste pozitive 331,499
Raste të shëruara 327,656
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 181
Fier 19
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Berat 6

Gjirokastër 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA