Në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme lokale janë shtatë muaj larg, Edi Rama, intesifikon takimet me kryesinë socialiste.
Megjithëse mbledhja e kryesisë këtë të hënë ishte në orën 8:00 vetë Edi Rama mbërriti në selinë rozë 40 minuta përpara.
Pas një sërë pjesëmarrjesh në aktivitete ndërkombëtare si Open Ballkan, Asambleja e Përgjithshme e OKB-S përfshi fjalim historik në Këshillim e Europës, kryeministri Edi Rama ka vendosur ti rikthehet çështje të brendshme përmes një turi në të gjithë Shqipërinë.
“Për të komunikuar intensivisht me të gjitha komunitetet, qoftë për qeverisje vendore, qoftë për sfidat e përbashkëta.”– tha Edi Rama
I takon qeverisë, i takon shumicës qeverisëse tha kryeministri, që të bëjë gjithçka për të lehtësuar sa të jetë e mundur peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe patjetër edhe mbi shpatullat e familjeve.
“Kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013, çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të së ardhmes së vendit, por patjetër ky dyfishim i buxhetit është mbi të gjitha i bazuar tek domosdoshmëria për të vazhduar të mbështesim që të gjithë sa të jetë e mundur.”- tha Edi Rama
Kryeministri paralajmëroi një dimër të vështirë por shpreson që masat e qeverisë do ta lehtësojnë atë.
“Patjetër që do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Urojmë që të kemi edhe shiun e nevojshëm pasi dihet që ne jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje shiu, kemi më pak nevojë për të dalë në import që gjithsesi do vazhdojmë të dalim sepse në asnjë rast, edhe sikur të kemi plot e përplot hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmbushur të gjitha nevojat.”– tha Edi Rama
Kryesocialisti Rama turin e takimeve do ta nisë nga Përmeti dhe Gjirokastra.
Top Channel