Miliarderi pronar i ‘Chrysler Building’ në New York refuzon të paguajë $50mln ish-gruas për divorcin (fotot)

17/10/2022 18:28

Miliarderi që zotëron ndërtesën Chrysler Building në New York është përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me ish-gruan e tij dhe refuzon të paguajë $50 milionë të caktuara për ndarjen, pasi thotë se “fëmijët e tij duhet të kuptojnë vetë vlerën e parasë”.

62 vjeçari Michael Fuchs, i tha dje gjykatësit Mostyn se beson se ‘nëse i mbush fëmijët me lukse, kjo i humbet atyre motivimin’.

Fuchs, i cili ka ardhur nga Gjermania në SHBA në vitet 1990-të, po sfidohet për paratë nga ish-gruaja, gazetarja franceze Alvina Collardeau-Fuchs, 47 vjeçe, në gjykatën familjare në Londër.

Gjykatësi tha më herët se Fuchs është një miliarder sipas listës Bloomberg, dhe zotëron mes të tjerash ndërtesën e famshme Chrysler Building në New York.

“Besoj se t’i mbulosh ata me lukse i bën të humbasin interesin, dua që fëmijët të kuptojnë vlerën e parasë”, tha Fuchs duke iu referuar dy femijëve të çiftit, që u martuan në 2012 në New York dhe jetonin në Londër, deri para se të ndaheshin në 2020.

Zonja Collardeau-Fuchs ka punuar për kompani të ndryshme mediash si French Vogue, NBC, CNN, e CBS.

Ndërsa Fuchs raportohet se ka pasur një karrierë shumë të suksesshme me pronat e patundshme para se të martohej me Collardeau-Fuchs.

Avokatët e tij llogaritën se shifra e drejtë për ndarjen do të ishte  30 milionë paundë por zonja Collardeau-Fuchs argumenton se duhet të marrë më shumë se £45milionë.

Collardeau-Fuchs kërkon si pension për fëmijët 1.2 milionë paundë në vit, ndërsa Fuchs thotë se kjo shifër duhet të jetë £350,000 në vit.

Gruaja e tij ka sugjeruar dhe shuma si 21,000 paundë për “aktivitete jashtë-shkollore për fëmijët”, 18,000 për vajtje në teatër dhe “shpenzim me miqtë”, ankohen burri.

Ajo kishte dërguar te gjykatësi kërkesa për 20,000 paundë dhurata për stafin e shkollës, 86,000 paundë për festa dhe £48,000 për klube/aktivitete shoqërore.

Por avokati Chamberlayne i tha gjykatësit se buxheti i propozuar nga Collardeau-Fuchs ishte nje rezultat i makutërisë së saj, dhe jo nevojës.

Fuchs pranonte se nuk qëndronte shumë në shtëpi gjatë javës dhe se Collardeau-Fuchs kishte merita për heqjen dorë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët.

Çifti kishin një stil jetese prej miliarderësh dhe mbanin të gatshme të paktën pesë shtëpi luksoze në zona të ndryshme të botës, përveç hoteleve më të mira që frekuentonin sipas buxhetit të tyre, që ishte në fakt i palimituar, tha avokati.

Ai i tha gjykatësit Mostyn se në fund të kohës së tyre së bashku familja kishte një kosto mesatare vjetore të jetess prej 1 milionë dollarë.

Megjithë privatësinë e seancave gjykatësi tha se procedimet mund të publikohen dhe çifti të emërohet, por jo fëmijët e tyre.

Mostyn tha se vendimi do të jepet më vonë gjatë vitit.

FOTO GALERI
1/5
62 vjeçari Michael Fuchs, i tha dje gjykatësit Mostyn se beson se ‘nëse i mbush fëmijët me lukse, kjo i humbet atyre motivimin’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA