Fotot që thyen rrjetin! Pozat e Selena Gomez pranë Hailey Bieber rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve

17/10/2022 17:09

Selena Gomez dhe Hailey Bieber e bënë të qartë se nuk ka dramë për ish të dashurin e këngëtares dhe bashkëshortin e Hailey-t, Justin Bieber.

Fotot ku artistet pozojnë krah njëra-tjetrës në “The Academy Museum’s Gala”, një ditë më parë u shpërndanë me shpejtësi në rrjet dhe u bënë kryefjala e rrjeteve sociale.

Vajzat u panë teksa buzëqeshnin pranë njëra-tjetrës. Momenti i ëmbël erdhi vetëm dy javë pasi Hailey në podkastin “Call Her Daddy”, rrëfeu për romancat afatgjata të Justin. Ajo tha se nuk fliste me Selenën që nga viti 2018, kur Hailey dhe Justin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Yjet e Hollyëood-it u bënë bashkë në galanë e Muzeut të Akademisë të shtunën e 15 tetorit.

Për eventin në Los Angeles, Selena Gomez kishte zgjedhur të vishte një smoking elegant të zi, kombiuar me sandaled he vathë argjendi. Ndërsëa Hailey kishte ekspozuar më shumë nga linjat e saj, me fustanin e gjatë ngjyrë kafe të errët. Fustani ishte bust dhe me një të çarë të theksuar në pjesën e belit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel