Drejtuesit e opozitën e mbështetën nga selitë e partive protestën e pedagogeve të cilët kërkojnë dyfishim të pagës.
Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për qëndrim cinik dhe te papërgjegjshëm ndaj stafit pedagogjik, pasi sipas tij qeveria ka para por i shpenzon për luks, ndryshe nga sa ndodh ne Kosovë, ku pedagoget kanë paga dyfish më të larta se koleget e tyre ne Tiranë.
“Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës ka një buxhet qartësisht më të ulët se Shqipëria, por në Shqipëri vidhen miliona e miliona e miliona euro dhe shpërdorohen. Nga të cilat 4 milionë për xhepin dhe syrin e Edi Ramës për instalacionin e drurit, 6 milionë euro për satelitët sepse sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtesë nga toka. Miliona euro udhëtime me avion në dispozicion në një kohë kur qeveri të vendeve shumë e shumë herë më të pasura detyrojnë kryeministrin dhe ministrat të udhëtojnë me linja tregtare. Qindra mijëra euro helikopterë taksi për mbledhje partie shpenzojnë ministrat shqiptarë.”– tha Berisha.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Ilir Meta që mbështeti vendimin e pedagogeve për te bojkotuar nisjen e vitit te ri akademik në shenje proteste.
“Përshëndes protestën e pedagogeve për të drejtat e tyre legjitime.”– tha Meta
Por, opozita mungoi në terren për ti dhënë mbështetje pedagogeve. Sali Berisha ashtu si dhe ilir meta folën për protesta, duke paralajmëruar se do nisin shume shpejt por pa dhene asnje date.
“Protesta të fuqishme shumë shpejt, çdo mjet protesta greve për të rrëzuar këtë regjim”- janë shprehur meta dhe Berisha.
Ilir Meta konfirmoi se do marrë pjesë në protestën e Sali Berishës, ndryshe nga sa bëri drejtuesi i demokratëve ne protestën e thirrur nga Partia e Lirisë ne shtator.
Top Channel