Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 në vend për 24 orët e fundit. 

Pas 313 testimeve bëhet me dije se 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë këtij harku kohor.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë: 313 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 313 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mat, Fier, Patos, Mallakastër, Vlorë.

Janë 256 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 313

Testime totale 1,990,227
Raste pozitive 331,492
Raste të shëruara 327,644
Raste Aktive 256
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 185
Fier 20
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Gjirokastër 6

Berat 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA