Shpërthimi i minierës në Turqi, 40 të vdekur, dhjetëra të bllokuar në 300 metra thellësi

15/10/2022 14:06

40 të vdekur e 17 të plagosur është bilanci i shpërthimit të fuqishëm që goditi një minierë qymyrguri në veri të Turqisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në provincën Bartin. Rreth 110 persona ndodheshin brenda minierës në momentin e shpërthimit; gati gjysma prej tyre në mbi 300 metra thellësi.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, njoftoi se shpërthimi po hetohet; dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar nga ose nga përzierja e gazit të çliruar në  minierë, ose nga ndonjë transfvormator.  Qindra vetë po marrin pjesë në aksionin e shpëtimit. Ata kanë arritur të nxjerrin 14 persona, por dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar e po bëhet cdo përpjekje e mundshme pëe t`i nxjerrë ata gjallë.

Për këtë qëllim, është punuar gjatë gjithë natës, duke gërmuar deri edhe nëpër shkëmbinj për të mbërritur në sa më shumë të mbijetuar. Familjarë e miq të të zhdukurve janë grumbulluar në zonë duke pritur me ankth lajme nga të afërmit e tyre. “Po përballemi me një situatë vërtet të vështirë”, pohoi ministry i brendshem Süleyman Soylu.”

“Në total, 110 vëllezër tanët po punonin nëntokë. Disa prej tyre arritën të dalin vetë, disa të tjerë u shpëtuan. Presidenti Erdogan anuloi programin e tij në provincën juglindore Diyarbakır dhe pritet të fluturojë për në vendin e aksidentit. “Shpresa jonë është që humbja e jetëve të mos rritet më tej, dhe që minatorët tanë të gjenden të gjallë”, tha ai në një postim në Twitter.

Sipas guvernatorit të rajonit Amasra ku ndodhet miniera, Recai Çakır, shumë prej të mbijetuarve, kanë marrë plagë të rënda. Për shkak të mungesës së masave të sigurisë në minierat turke ka pasur disa aksidente të rënda. Në një shpërthim në minierën e qymyrit në Provincën Manisa në rajonin e Egjeut në vitin 2014 humbën jetën 304 vetë.

 

Top Channel