Këngëtari Alban Skënderaj ka zbuluar detaje nga koncerti tjetër recital për të cilin po punon, ndërsa ishte i ftuar në Më lër të flas këtë mbrëmje.

Ai u shpreh se do të jetë diçka historike, që i tejkalon dy koncertet recitale të mbajtura më parë në Tiranë.

Donaldi: A do ketë një koncert tjetër recital si Tingujt e ditarit tim dhe Hapësira e një ëndrre?

Albani: Me thënë të vërtetën kanë qenë dy koncerte të jashtëzakonshme , është sfidë e jashtëzakonshme për mua se dua të bëj diçka që të them bëra maksimumin që munda dhe është sfidë se kemi një pikënisje, do kisha shumë dëshirë, unë kam nisur edhe me stafin bashkë me Oltin dhe gjithë grupin po flasim jemi në hapat e para, kam qejf që të jetë diçka që e tejkalon hapësira e një ëndrre, që është spektakolare, që është historike, dua të vë një gur dhe të jetë e rëndësishme për karrierën time, dua që të jetë kulmi i karrierës sime dhe asaj që mund të ofroj duke qenë se unë jam në një moshë që mendoj se do të jetë piku. Jemi ende në fillime, ende nuk I kemi vendosur pikat kyçe.

Donaldi: Do të bëhet vitin tjetër?

Albani: Besoj që po.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel